
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, insistoi përpara takimit të Washingtoni se udhëheqësit europianë që i bashkohen Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në bisedimet me kreun e Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, “nuk po shkojnë atje që të parandalojnë bullizimin e tij, apo nënshkrimin e një “marrëveshjeje të pafavorshme”, por insistoi se ata janë ftuar nga administrata amerikane.
“Kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk do të vijnë këtu për të parandaluar ngacmimin e Zelensky-t. Ata po vijnë këtu sepse kemi punuar me europianët. Javën e kaluar folëm me ta. Në i ftuam të vinin, dhe ata vijnë sepse zgjodhën vetë ta bënin një gjë të tillë”, shprehet Marco Rubio.
Zelensky dhe udhëheqësit europianë janë planifikuar të takohen me Trump në Uashington, si një vazhdim i samitit mes Trump dhe Putin në Alaska të premten që dështoi të prodhonte një armëpushim, thotë AFP.
Donald Trump dhe Volodimir Zelensky pritet të takohen kokë më kokë përpara se atyre t`iu bashkohen në diskutime liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Finlandës, si dhe shefi i NATO-s Mark Rutte dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, Rusia i pranon garancitë e sigurisë që kërkon Kievi. Por pranimi i Ukrainës në NATO është për Putinin një çështje që nuk mund të diskutohet, tha Witkoff për CNN. Sipas tij Rusia ka shprehur gjithashtu qëllimin e saj për t’u angazhuar për një marrëveshje paqeje dhe për të mos pushtuar territore të tjera në Ukrainë.
Top Channel