
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend për harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 23 vatra zjarri: 16 janë shuar plotësisht, 4 janë ende aktive, ndërsa 3 mbeten nën monitorim.
Janë izoluar dhe shuar zjarret në: Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (afër hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë).
Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra aktive në zonën e Liqenit të Zi dhe Valikardhë, ku ndërhyjnë forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.
Bulqizë, fshati Val: vatër me zhvillime të pakta, në monitorim nga njësia administrative dhe banorët.
Fushë Arrëz, fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun: disa vatra jashtë kontrollit, terren i vështirë; të angazhuara strukturat vendore dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.
Vaqarr (Damjan-Fortuzaj) dhe Pezë Helmës: zjarret janë minimizuar, por mbeten nën mbikëqyrje.
Ibë, njësia Bërzhitë: vatër në terren të vështirë, pa rrezik për banesa, në monitorim të MZSH dhe APR.
Kolonjë, Parku Natyror i Gërmenjit: vatër aktive që po përhapet drejt kufirit; të angazhuara forcat zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarë të repartit të Drenovës.
Delvinë, Parku i Rëzomës (tuneli i Skërficës): një vatër nën mbikëqyrje të strukturave vendore të mbrojtjes civile.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, strukturat vendore dhe banorët e zonave të prekura, po vijojnë punën për neutralizimin e plotë të vatrave të mbetura dhe për mbrojtjen e komuniteteve.
Top Channel