Lufta në Lindjen e Mesme, qeveria spanjolle mbyll linjën ajrore për avionët që marrin pjesë në operacionin kundër Iranit 30/03 10:24
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për kryerjen e sulmeve “demonstrative dhe cinike” përpara bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë sot.
“Të gjithë kërkojnë paqe dinjitoze dhe siguri të vërtetë dhe pikërisht në këtë moment, rusët po sulmojnë Kharkivin, Zaporizhzhian, rajonin e Sumyt dhe Odesën, duke shkatërruar ndërtesa banimi dhe infrastrukturën tonë civile”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
“Rusët po vrasin qëllimisht njerëz, veçanërisht fëmijë”, thekson më tej Zelensky.
Ai tha se shtatë persona janë vrarë në Kharkiv, ku më e vogla është një vajzë një vjeç e gjysmë.
Top Channel