Nuk u grumbullua ndeshjen e parë të kampionatit, mendohet rikthimi i bujshëm i Andre Onanas te…

18/08/2025 13:46

Interi po ndjek nga afër situatën e Andre Onana te Manchester United, ndërsa rriten spekulimet mbi të ardhmen e portierit.

Onana, 29 vjeç, nuk u aktivizua për ndeshjen e parë të sezonit të Premier League, humbja 2-1 kundër Arsenal, për shkak të problemeve me lëndime që e penguan të luante gjatë para-sezonit. Megjithatë, kjo nuk ka ndaluar spekulimet për të ardhmen e tij, të cilat nisën që nga fundi i sezonit të kaluar për shkak të formës jo të qëndrueshme.

Sipas raportimeve të SunSport, ish-klubi i tij, Inter, është i interesuar të rikthejë portierin që pati një sukses të madh në Itali dhe mbetet një figurë e dashur për tifozët pas ndihmës së tij për të çuar ekipin në finalen e Champions League 2023 kundër Manchester City.

Onana ishte transferuar te United pas asaj humbjeje në Stamboll për 47 milionë funte, por drejtuesit e Inter besojnë se ai mund të jetë i hapur për një rikthim në San Siro.

Nëse Inter vendos të lëvizë për Onana, ai mund të zëvendësojë portierin aktual, Yann Sommer, ndërsa trajneri Christian Chivu kërkon një No.1 të ri. Ndërkohë, Inter dhe Royal Antwerp janë gjithashtu në bisedime për portierin Senne Lammens, një tjetër objektiv i Manchester United.

Në anën tjetër, United po shqyrton rikthimin e David De Gea, i cili mbetet i preferuar nga tifozët, pas gabimeve të portierit të ri Altay Bayindir gjatë humbjes kundër Arsenal në Old Trafford. Gabimi i Bayindir në minutën e 13-të lejoi që Riccardo Calafiori të shënonte golin e hershëm, duke vënë në fokus nevojën për një portier me eksperiencë.

Top Channel