
Ukraina i është kundërpërgjigjur akuzave të Hungarisë për ndalimin e rrjedhjes së naftës në sulmin ndaj tubacionit.
Hungaria tha se rrjedhja e naftës ruse në vend ishte ndaluar pas një sulmi ndaj një tubacioni nga Kievi.
“Ukraina ka sulmuar përsëri tubacionin e naftës që të çon në Hungari duke i ndërprerë furnizimet. Ky sulm i fundit kundër sigurisë sonë energjetike është skandaloz dhe i papranueshëm.”, shkroi ministri i Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Hungarisë, në një postim në platformën Telegram.
Peter Szijjarto, akuzoi Brukselin dhe Kievin se “po përpiqen ta fusin Hungarinë në luftë” me Rusinë.
“Le të jem i qartë: kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk kemi të bëjmë fare me të, dhe për sa kohë që ne jemi në krye, Hungaria do të qëndrojë jashtë saj”, është shprehur ai.
Hungaria ka bërë çdo përpjekje për të ruajtur varësinë e saj nga Rusia
Duke iu përgjigjur postimit, ministri i jashtëm i Ukrainës tha se “është Rusia, jo Ukraina, ajo që e filloi këtë luftë dhe refuzon ta përfundojë atë”.
Andrii Sybiha tha se Hungarisë i është thënë “për vite me radhë” se Moska është një partnere e pabesueshme.
“Pavarësisht kësaj, Hungaria ka bërë çdo përpjekje për të ruajtur varësinë e saj nga Rusia”, shtoi ai.
“Edhe pasi filloi lufta në shkallë të plotë. Tani mund t’ua dërgoni ankesat – dhe kërcënimet – miqve tuaj në Moskë.”
Top Channel