
18/08 22:39
Marash Kumbulla është zyrtarisht lojtari më i ri i Mallorca-s.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare rikthehet në La Liga, me synimin për të shkëlqyer sërish, ashtu siç bëri sezonin e kaluar. Roma dhe Mallorca kanë arritur marrëveshje për huazimin e Kumbullës deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje për një shumë prej tetë milionë eurosh.
Te skuadra spanjolle, 25-vjeçari shqiptar do të gjejë një tjetër bashkëkombës, sulmuesin Vedat Muriqi, i cili e nisi sezonin me një karton të kuq ndaj Barcelonës.
Ky është aventurimi i dytë i Kumbullës jashtë Italisë, pas eksperiencës së mëparshme me Espanyol. Më parë, ai ka qenë pjesë edhe e Hellas Verona-s në Serie A.
Top Channel