Kërkohet me ngulm nga Manchester City, Xabi Alonso jep vendimin përfundimtar mbi të ardhmen e Rodrygos

18/08/2025 14:17

Mes shkëndijave të merkatos verore, sulmuesi brazilian Rodrygo ishte në qendër të spekulimeve për një transferim të mundshëm.

Fillimisht, ai ishte në shitje, me disa klube që shfaqën interes për shërbimet e tij. Por javët e fundit, Manchester City ka hyrë fuqishëm në garë, duke rritur tensionin rreth të ardhmes së lojtarit.

Megjithatë, trajneri i tij, Xabi Alonso, ka dhënë qartësisht sinjale besimi: “Ka shumë thashetheme gjatë verës, por e kam parë mirë dhe i kam bërë llogaritë me të. Kam besim te Rodrygo, 100%.”

Ky lajm duket se qetëson situatën në klub dhe konfirmon se Alonso e konsideron sulmuesin një pjesë të rëndësishme të projektit të tij.

Top Channel