Goditja e rëndë për kampionët e Italisë, zbulohet se për sa kohë do të qëndrojë Lukaku jashtë fushave! Conte kërkon zëvendësues

18/08/2025 13:30

Napoli ka marrë një lajm të keq për sulmuesin e tij kryesor, Romelu Lukaku.

Pas dëmtimit gjatë ndeshjes kundër Olympiacos, Lukaku ka rezultuar me një çarje të rëndë të muskulit të kofshës së majtë.

Ai ka filluar tashmë procesin e rehabilitimit dhe do të marrë edhe konsulta kirurgjikale, njofton klubi në një komunikatë zyrtare.

Si pasojë, Napoli pritet të qëndrojë pa sulmuesin belg për të paktën katër muaj, duke u detyruar të shikojë tregun e transferimeve për të gjetur një alternativë sulmuese. Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli dhe trajneri Antonio Conte po shqyrtojnë opsionet për të forcuar repartin ofensiv para fillimit të sezonit.

Në fillim të kampionatit dhe debutimin në Champions League, Conte do të ketë vetëm një sulmues të disponueshëm: Lorenzo Lucca, i marrë nga Udinese si zëvendësues i Lukakut.

Mes emrave të propozuar për t’u bashkuar me ekipin janë: Joshua Zirkzee nga Manchester United, i cili ka pasur pak hapësira në Premier League dhe mund të vijë vetëm me huazim dhe Aleksandar Mitrovic, në konflikt me Al-Hilal, i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën për të luajtur sërish në Evropë.

Napoli duhet të veprojë shpejt për të shmangur mungesën e thellë në sulm dhe për të mos rrezikuar performancën në fillim të sezonit.

Top Channel