
Ukraina akuzon Rusinë për sulme me dronë gjatë natës në rajonin e Kharkivit.
Të paktën nëntë persona u vranë, mes tyre një fëmijë i vogël, bëri me dije guvernatori i rajonit lindor, Oleh Synehubov në një postim në Telegram.
Sakaq ai njoftoi se sulmi la pas të plagosur, por pa dhënë detaje për numrin e saktë. “Numri i të plagosurve është vazhdimisht në rritje”, shkruan ai.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin u takuan pak ditë më parë në Alaska, ku diskutuan për luftën në Ukrainë. Sakaq sot pritet takimi mes Volodymyr Zelenskyn dhe Donald Trump.
Zelensky, i cili arriti në SHBA rreth orës 22:30, lëshoi një deklaratë përmes së cilës tha se ishte mirënjohës që Trumpi e kishte ftuar dhe “të gjithë duam njësoj që t’i japim fund kësaj lufte shpejt”.
Zelensky iu referua humbjes së “detyruar” të Krimesë nga Ukraina, por nuk i adresoi drejtpërdrejt deklaratat e Trumpit. “Shpresoj që fuqia jonë e përbashkët me Amerikën, me miqtë tanë evropianë, ta detyrojë Rusinë drejt një paqeje të vërtetë”.
Top Channel