
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Kostur, pas arratisjes së një të burgosuri nga klinika kirurgjikale e Spitalit të Përgjithshëm.
Bëhet fjalë për një 28-vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili po trajtohej i vëzhguar dhe shoqëruar me roje, por që arriti të arratisej në rrethana të paqarta.
Sipas informacioneve, Prokuroria është informuar për incidentin dhe pritet një urdhër për të publikuar detajet dhe foton e 28-vjeçarit të arratisur.
Policia ka nisur një kërkim për ta gjetur atë, ndërsa rrethanat në të cilat ndodhi arratisja po hetohen. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin vendas.
Gjithashtu janë përforcuar patrullat policore por edhe ushtarake përgjatë kufirit. Nuk e di ende në se janë lajmëruar organet shqiptare të kufirit.
Top Channel