Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset, Rama ndan pamjet: Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot

18/08/2025 16:45

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga bizneset.

Siç shihet nga pamjet, është liruar një hapësirë e gjerë publike, ku ishte vendosur një ambient lokali.

“Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit” – madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal”, shkruan Rama.

Top Channel