
Shtohen kërkesat për mamografi në Fier/ Rriten rastet e diagnostikimit mes grave, janë prekur tre burra
14/10 13:39
Plazhi i Kunës në Shëngjin po bëhet gjithnjë e më i preferuar nga pushuesit, sidomos ata që zgjedhin të udhëtojnë me kampera.
Me rërë të artë, hapësira të bollshme publike dhe një peizazh unik ku takohen deti, laguna dhe pylli bregdetar, kjo zonë ofron një harmoni të rrallë natyrore.
I vendosur pranë Rezervatit Natyror të Kunës–Vain, plazhi nuk është vetëm një vend ideal për banjo dielli dhe not, por edhe një destinacion i përsosur për shëtitje në natyrë dhe vrojtim të shpendëve.
Çdo vit, numri i vizitorëve rritet ndjeshëm, duke treguar se Shëngjini fsheh ende thesare të pazbuluara, ku qetësia, bukuria dhe mikpritja bëhen një me detin dhe diellin.
Top Channel