
Një konflikt i çastit në qytetin e Durrësit ka përfunduar në dhunë me pasoja serioze për një shtetas.
Ngjarja u regjistrua në lagjen nr. 14, ku dy persona u përfshinë në një përleshje fizike, që më pas ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta.
Policia njofton se pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Durrësit ndërhynë menjëherë duke organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Brenda një kohe të shkurtër, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 25-vjeçarit K. D., banues në Durrës.
Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Gezim Muka, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Durrësit, i plagosuri është transportuar drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa i riu akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Top Channel