City dhe Barcelona nuk falin/ Rikthehet spektakli në Digitalb, Premier Liga dhe La liga “zjarr” që në start

17/08/2025 13:36

Ka startuar këtë fundjavë sezoni futbollistik i kampionateve më të mëdha europiane të cilat si gjithmonë keni mundësi ti ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht vetëm në Digitalb.

Në La Liga Barcelona ka marrë një fitore të pastër 0-3 në fushën e Mallorcës, duke nisur mbrojtjen e titullit në mënyrën më të mirë.

Skuadra e Flick e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë, falë dy golave të shpejtë.

Në minutën e 7’, Raphinha realizoi golin e parë pas një asistimi nga Lamine Yamal. Vetëm 16 minuta më vonë, në të 23’, ishte radha e Ferran Torres të dyfishonte avantazhin, duke çuar rezultatin në 0-2.

Mallorca u gjend në vështirësi të mëdha pas dy kartonëve të kuq: Morlans u përjashtua në minutën e 39’, ndërsa vetëm pak sekonda më pas edhe sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, duke e lënë skuadrën vendase me nëntë lojtarë.

Barcelona menaxhoi lojën deri në fund dhe, në minutat shtesë, Yamal vulosi triumfin me një gol personal, duke e kthyer mbrëmjen në një spektakël për blaugranat.

Në këtë fundjavë ka startuar edhe sezoni i ri i Premier League.  Kampionët e Liverpoolit fituan 4-2 ndaj  Bournemouthit në ditën ditën e parë të Premier League, javë që vazhdoi me  fitoren 4-0 të Manchester Cityt ndaj Wolverhampton Wanderers, falë dy golave të Haaland, e më pas të Reijnders dhe Cherki.

Wolves shënon i pari me anë të Munetsit në minutën e 25-të, por gëzimi i tyre zgjat vetëm pak sekonda: goli anulohet për pozicion jashtë loje. City fillon nga ai moment sulmet që Haaland i shfrytëzon mjaft mirë, në fillim krosimin e Lewis ndërkohë për të dytin mendon blerja e re e qytetarëve, Reijnders, i cili i ardhur nga Milani shënon golin e parë në Premier League.

Haaland thellon diferencën në minutën e 60-të me një gol të tretë, i asistuar nga holandezi Reijnders ndërkohë që Vherki vulos takimin me golin e 4-t

Në Gjermani Bayern Munich mori në shtëpi trofeun e parë të sezonit, duke fituar Superkupën. Ata mundën Stuttgartin në shtëpi 2-1 me golat e Harry Kane dhe blerjes së re të kësaj merkatoje verore nga Liverpooli Luis Diaz që shënoi të dytin. Në kohën shtesë Stuttgarti ngushtoi diferencën e golave por pa evituar humbjen.

Ky është titulli i 11-të i Bayernit sa i përket Superkupave të Gjermanisë.

Top Channel