
16/08 12:16
Melania Trump, zonja e parë, ngriti shqetësimin për fëmijët ukrainas dhe rusë të prekur nga lufta në një letër personale drejtuar Vladimir Putinit, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Trump ia dorëzoi letrën personalisht Putinit gjatë samitit të së premtes në Alaska, thanë dy zyrtarë për Reuters.
Sipas raportimeve, letra kishte të bënte me rrëmbimin e fëmijëve si pasojë e luftës.
Ukraina ka quajtur rrëmbimin e dhjetëra mijëra fëmijëve të saj në territoret e okupuar nga Rusia ose në vetë Rusinë si një krim lufte që përmbush definicionin e gjenocidit sipas traktatit të OKB-së.
Top Channel