
Bayern Munchen e ka nisur me trofe sezonin e ri futbollistik, kjo pas fitores 1-2 kundër Stuttgart në finalen e Superkupës së Gjermanisë.
Sfida e luajtur pikërisht në Stuttgrat u dominua nga ekipi i Kompany, që kaloi menjëherë në avantazh falë një goli të Harry Kane në minutën e 18’ të takimit.
Fituesi i Kupës pati disa raste për të barazuar sfidën, por portieri Manuel Neuer u kthye në një “bllokadë”.
Në minutën e 77’, ishte sulmuesi i sapoardhur, Luis Diaz, i cili vulosi sfidën, duke shënuar dhe golin e tij të parë me fanellën e bavarezëve.
Në fund të takimit, ishte Leweling që shënoi golin e nderit për miqtë.
Kështu Bayern-i ngre për herë të 18-të titullin e Superkupës së Gjermanisë, ndërkohë që Harry Kane fiton trofeun e dytë në karrierën e tij, pas Bundesligës të cilën e fitoi gjithashtu disa muaj më parë.
REZULTATI:
STUTTGART 1-2 BAYERN MUNCHEN
Leweling 90+3′ / Kane 18’, Luis Diaz 77’
GOLI I KANE (VIDEO)
GOLI I DIAZ (VIDEO)
GOLI I LEWELING (VIDEO)
Top Channel