
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka dhënë një përditësim të fundit mbi zhvillimet në fushën e betejës, me fokus në rajonin verior të Sumy-t, që kufizohet me Rusinë.
Sipas deklaratës zyrtare, aktualisht po zhvillohen operacione ushtarake në zonat Oleksiivka dhe Yunakivka, pranë vijës së frontit në pjesën veriore të vendit.
Forcat ukrainase raportojnë përparim të dukshëm në drejtim të North-Slobozhansk, me një avancim që varion nga 1 deri në 2.5 kilometra në territorin e kontrolluar më parë nga forcat ruse.
Rajoni i Sumy-t kufizohet me rajonin Kursk të Rusisë, një zonë ku vitin e kaluar u befasua pati një ofensivë të papritur ukrainase, gjatë së cilës disa pjesë u morën përkohësisht nga forcat e Kievit, por më pas u rimorën nga Moska.
Që nga muaji prill, Rusia ka intensifikuar përpjekjet e saj në këtë zonë. Presidenti Vladimir Putin kishte paralajmëruar krijimin e të ashtuquajturave “zona sigurie” përgjatë kufirit, për të ofruar mbrojtje shtesë për rajonet ruse që kufizohen me Kharkiv, Sumy dhe Chernihiv.
Top Channel