Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, iu shmangën përgjigjeve të pyetjeve në konferencën e përbashkët për shtyp të së premtes, sepse deklaratat e tyre i përmbledhnin të gjitha, sipas zëdhënësit të Kremlinit.

“U bënë deklarata të plota,” tha Dmitry Peskov kur u pyet pse dy liderët mbajtën vetëm fjalime në konferencë, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti.

“Biseda ishte me të vërtetë shumë pozitive, dhe për këtë folën të dy presidentët.

Kjo është pikërisht ajo bisedë që na lejon të ecim me besim përpara, së bashku, në rrugën e kërkimit të opsioneve për zgjidhje,” tha Peskov, sipas RIA.

Top Channel