
Java e parë e Premier League vijon të dhurojë spektakël, me katër ndeshje të tjera që u luajtën këtë të shtunë pasdite.
Në orën 13:30, në fushë zbritën Aston Villa dhe Newcastle, dy skuadra të cilat kanë si objektiv kryesor të futen në zonën Champions. Gjithsesi takimi nuk prodhoi gola, teksa skuadra e Emery u detyrua ta mbyllte sfidën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Konsa në minutën e 66’.
Thomas Frank e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Tottenham, duke mundur 3-0 në shtëpi Burnleyn. Armando Broja nuk u grumbullua për miqtë në këtë takim, pasi trajneri vendosi ta linte jashtë për shkak të mungesës së minutave.
Ai që dhuroi spektakël ishte sulmuesi brazilian Richarlison, i cili realizoi 2 gola, një prej të cilëve ishte me roveshatë.
Fitore dhe për Granit Xhakën. Mesfushori shqiptar, i cili në fillim të këtij sezoni u gradua kapiten te Sundarlandi, ishte në fushë për 90 minuta në takimin që ekipi i tij triumfoi kundër West Ham me rezultatin 3-0.
Në sfidën tjetër, Fulham arriti të barazonte në sekondat e fundit përballë Brighton, duke marrë një pikë në një transfertë të vështirë.
REZULTATET:
ASTON VILLA 0-0 NEWCASTLE
TOTTENHAM 3-0 BURNLEY
Richarlison 10’, 60’, Johnson 66’
SUNDERLAND 3-0 WEST HAM
Mayenda 61’, Ballard 73’, Isidor 90+2′
BRIGHTON 1-1 FULHAM
O’Riley (P) 55’ / Rodrigo Muniz 90+7′
Top Channel