Ngjarje e rëndë në Gjermani! U fut për të grabitur apartamentin, 29-vjeçari tenton të përdhunojë gruan që gjeti në gjumë

16/08/2025 18:19

Mëngjesin e së shtunës, një burri 29-vjeçar u përpoq të sulmonte seksualisht një grua në apartamentin e saj në Griesheim (Hesse), pasi hyri për të grabitur.

Sipas policisë, i dyshuari kishte hyrë në apartament për të vjedhur sende me vlerë dhe, kur zbuloi banoren duke fjetur, tentoi sulmin. Gruaja arriti të shpëtonte duke u hodhur dhe duke bërë britma, gjë që largoi hajdutin.

Policia u njoftua menjëherë dhe nisi kërkimin për të arratisurin. Ai u gjet disa qindra metra larg vendit të ngjarjes, në një apartament në Schaafgasse. Kur patrullat po afrohej, i dyshuari hodhi sende dhe thika drejt oficerëve.

Forcat speciale u angazhuan me pajisje të plota dhe të armatosura rëndë, dhe pas një ndërhyrjeje të kontrolluar, e mposhtën dhe e arrestuan të dyshuarin. Burri pësoi lëndime të lehta gjatë arrestimit dhe u dërgua në spital.

Ai tani përballet me një seri akuzash penale, përfshirë: vjedhje, sulm seksual, rezistencë ndaj autoriteteve dhe akuza të tjera.

Ngjarja tronditi komunitetin lokal dhe riafirmoi angazhimin e policisë për sigurinë e banorëve.

Top Channel