Kur receta e gjysheve shndërrohet në antipastë! Domatja e thatë, nga tokat shqiptare në tregjet italiane

16/08/2025 15:24

Kjo është një nga pamjet më të rralla të bujqësisë shqiptare. Nëse e shihni nga lart kjo parcelë duket si qilim artizanal ku në vend të fijeve puna është bërë me domate të thata.

Kujtim Skënderi 11 vite më parë la emigrimin për tu marrë me bujqësinë, edhe pse kjo ishte një punë e re për të.

Ai u kërkoi fermerëve të fshatrave të Kavajës që të mbjellin një varietet domateje që shërben jo vetëm për tu bërë salcë, por edhe të thahet në diell e të konservohet në vaj. Kjo është një recetë e vjetër e gjysheve shqiptare, por Kujtimi kjo recetë po i siguron të ardhura të mira.

“Ne kontraktojmë afërsisht 20Ha me domate dhe 90% e produktit shkon në eksport Itali, Zvicër, Gjermani. Gjyshet toba e thanin në rrasat e gurit, nuk kaqenë në kulturë të përgatitej me vaj, kurse tani ky produkt shkon edhe si antipastë. Bujqësia është prioritet për Shqipërinë, ne kemi fat që jemi afër me tregjet europiane kemi ujë pa fund, kështu që bunqësia duhet të jetë prioritet për qeverinë shqiptare”, tha fermeri Kujtim Skënderi.

Që kjo domate tl eksportohet drejt Zvicrës që kërkon standard të lartë të sigurisë ushqimore ajo ka nevojë që të thahet në diell dhe kripa nuk shërben vetëm për thithjen e lagështirës por edhe si konservant dhe mban larg insektet.

“Domatja e thatë bëhet në veri të Afrikës dhe Turqi, klima atje than domatet për 3 ditë, ndërsa këtu kërkon 5-6 ditë kjo bën që shija të jetë e fortë dhe origjinale”.

Kërkesa për produktet shqiptare është gjithnjë në rritje nga tregjet europiane, por fermeri shqiptarë nuk i përgjigjet dot tregut botëror në sasi kjo sepse mungon fuqia punëtore që të punojë tokën, edhe pse pagesa ditore e krahut të punës nga viti në vit është gjithnjë në rritje. Puna sezonale në bujqësi, nuk është një argument bindës që këta njerëz të jetojnë në zonat rurale.

Top Channel