Varur në 828 metra, punëtorët nepalezë pastrojnë ndërtesën më të lartë në botë në Dubai 21/12 14:51
Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se do të takohet me Presidentin Trump për bisedime në Uashington DC të hënën.
Në një përditësim në Telegram ai thotë se është “mirënjohës për ftesën”.
Në një deklaratë me shkrim, Zelensky thotë se bisedoi me presidentin Trump për rreth një orë.
Ukrainasit ishin thellësisht të pakënaqur që u lanë jashtë samitit në Alaskë, dhe Zelensky thekson në deklaratë se të tre udhëheqësit duhet të jenë të pranishëm për raundin tjetër të bisedimeve.
Ai thekson gjithashtu rëndësinë e pranisë së udhëheqësve evropianë “në çdo fazë për të siguruar garanci të besueshme sigurie së bashku me Amerikën”.
Top Channel