EKSKLUZIVE / Plas tek Ballkani, bllokim merkatoje, vonesa pagash, Shehi paraqet dorëheqjen, ja ku mund të shkojë
Manchester City ka konfirmuar që është një pretendent për titull këtë vit në Premier League, pas fitores bindëse në ndeshjen e parë kundër Wolves, me rezultatin 0-4.
Sfida e luajtur në “Molineux Stadium” dhe e transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb, u menaxhua mjaft mirë nga të besuarit e Pep Guardiolës, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 34’ me anë të përhershmit Erling Haaland. Pas tre minutash, ishte radha e ish-it të Milanit, Tijjani Reijnders, i cili dyfishoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, holandezi bëri mjaft mirë zëvendësuesin e De Bruynes, duke asistuar Haaland, i cili realizoi golin e tretë për City-n dhe të dytin personal.
Në fund, shënoi dhe blerja tjetër e kësaj vere, Rayan Cherki, me “Qytetarët” që marrin momentalisht vendin e parë në kampionat.
REZULTATI:
WOLVES 0-4 MAN. CITY
Haaland 34’, 61’, Reijnders 37’, Cherki 81’
Top Channel