
Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar.
Në pikën e pagesës në Kalimash janë krijuar radhë të gjata, sidomos gjatë orëve të pikut.
Për të përballuar fluksin, autoritetet kanë marrë masa si shtimi i patrullave të policisë rrugore dhe hapja e sporteleve shtesë nga firma koncesionare. Këto ndërhyrje kanë ndihmuar në menaxhimin e qarkullimit.
Drejtuesit e mjeteve thonë se po presin për pak minuta, kryesisht për të kryer pagesën, dhe se kjo vonesë është normale duke pasur parasysh fluksin e zakonshëm të sezonit veror.
Rruga e Kombit mbetet lidhja kryesore mes Kosovës dhe bregdetit shqiptar, dhe çdo verë përballet me një ngarkesë të shtuar. Edhe pse situata është e pritshme, qytetarët dhe ekspertët kërkojnë zgjidhje më afatgjata për të lehtësuar lëvizjen në këtë aks strategjik, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Top Channel