
Ndër vite Parlamenti, ka njohur disa precedentë, nga opozita e “kërpëratave”, për shkak të djegies se mandateve te PD dhe aleatëve, e deri tek deputetët “memecë” që nuk i është dëgjuar zëri asnjë seancë, por zhvillimet e fundit teknologjike mesa duket do të bëjnë që në legjislaturën e re që nis ne shtator, të njihemi edhe me deputetët “përtacë”, të cilët do përdorin Inteligjencën Artificiale për të modifikuar fjalimet.
Siparin e ka hapur deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila ka thirrur në ndihmë inteligjencën artificiale për të shkruar një denoncim për shëndetësinë. Versioni i shkruar nga deputetja mesa duket nuk ka qenë aq i forte sa ajo priste, duke bërë që t’i kërkojë ndihmë Chat GPT që ti shkruajë një denoncim akoma më të fortë.
Por, nga nxitimi, deputetja ka harruar te fshijë shënimin “Ja një version më i shkurtër dhe i fortë”… duke e postuar ne rrjetin social shkrimin bashkë me shënimet e Chat GPT.
Top Channel