
Dinamo arriti një kualifikim historik në fazën “Play off” të Conference League, pasi mundi me përmbysje në ndeshjen e dytë gjigantin kroat të Hajduk Split.
Kjo arritje historike nuk preku vetëm zemrat e tifozëve dinamovitë, por edhe të gjithë adhuruesve shqiptarë të sportit. Një prej tyre ishte dhe komentatori i DigitAlb, Ylli Aga, i cili gjatë komentit të tij drejtpërsëdrejt, nuk i kurseu dot lotët pas përfundimit të 120 minutave në Arenën Kombëtare.
“E jashtëzakonshme! Dinamo e Ilir Dajës për një kualifikim të pabesueshëm. 3-1 ndaj Hajdukut të Splitit. Ilir Daja bën një tjetër mrekulli. Merr kualifikimin e 14-të në garat europiane. Pas eliminimit të Dinamo Zagrebit me Skënderbeun, tani eliminon edhe Hajdukun e Splitit.
Ilir Daja është heroi i kësaj skuadre, është arkitekti i kësaj skuadre. Është absolutisht trajneri më i mirë në historinë e futbollit shqiptar. Ilir Daja është një pasuri kombëtare. Duhet mbrojtur nga shteti (qesh). Ilir Daja bën një tjetër mrekulli. Dinamo bën historinë”, tha ndër të tjera Ylli Aga.
Credits: DigitAlb-Super Sport pic.twitter.com/3L1ZW1tgr5
— Jon (@jonlumani2001) August 15, 2025
Dinamo tashmë është vetëm një hap larg kualifikimit historik për në fazën e ligës të Conference League, teksa do të ndeshet me skuadrën polake të Jagiellonia, e cila një vit më parë arriti çerekfinalet e këtij kompeticioni.
Top Channel