
Ligjvënësja ukrainase Halyna Yanchenko tha se ishte “shumë e rëndësishme” që Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se çdo vendim mbi lëshimet territoriale duhet të përfshijë Ukrainën.
Ajo po i referohej komenteve që Trump bëri në Air Force One kur një gazetar e pyeti nëse shkëmbimet territoriale do të diskutoheshin me presidentin rus Vladimir Putin të premten.
“Ato do të diskutohen, por duhet ta lënëë Ukrainën ta marrë këtë vendim”, u përgjigj Trump.
Në një intervistë me Jim Sciutto të CNN, Yanchenko e quajti qëndrimin kritik për mbrojtjen e civilëve ukrainas.
“Është shumë e rëndësishme që ai e përmendi këtë. Kur flasim për tregtimin e tokave, në fakt po flasim për tregtimin e njerëzve’, tha ajo.
Ajo theksoi se territoret që Moska kërkon të pushtojë janë shtëpia e civilëve ukrainas, njerëz që do të detyroheshin të jetonin nën kontrollin rus nëse do të arrihej ndonjë marrëveshje territoriale.
Deklarata e saj vjen mes spekulimeve mbi parametrat e bisedimeve të mundshme të paqes.
Top Channel