Qëndrim i ftohtë i Trump për Ukrainën në prag të samitit me Putinin: Jo anëtarësim në NATO, por ndoshta garanci të tjera sigurie

15/08/2025 14:43

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, evitoi të siguronte garanci të qarta të sigurisë për Ukrainën gjatë përgatitjeve për samitin me Vladimir Putinin në Alaskë.

Ai tha se ishte i hapur ndaj idesë, por theksoi se Europa duhet të marrë rolin kryesor në këtë drejtim.

Në bordin e Air Force One, Trump i pëshpëriti gazetarëve një “Ndoshta” kur u pyet nëse do të ofrohej ndonjë garanci sigurie për Ukrainën.

Ai pohoi se kjo nuk do të nënkuptojë anëtarësim në NATO: “Jo në formën e NATO-s… ka gjëra që thjesht nuk do të ndodhin”.

Gjithashtu, Trump e bëri të qartë se udhëtimi në Alaskë nuk ishte për të negociuar për llogari të Ukrainës, por për të arritur që Putin të ulej në tryezën e bisedimeve

Top Channel