Ndërsa Trump dhe Putin takohen pasi zbresin nga avionët, aeroplanë luftarakë amerikanë fluturojnë sipër tyre, përfshirë edhe bombarduesin B-2

15/08/2025 21:23

Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, u takuan në pistën e aeroportit në Alaskë, disa aeroplanë ushtarakë amerikanë kaluan sipër tyre, përfshirë avionë luftarakë dhe atë që dukej të ishte një bombardues i fshehtë B-2.

Tapeti i kuq u shtrua mes avionëve ushtarakë. I pari që zbriti në tokën e Alaskës ishte presidenti amerikan, Donald Trump, gati 30 minuta më pas presidenti rus mbërriti presidenti rus, Vladimir Putin.

Ndërsa Trump dhe Putin ndalen për pak momente për një foto, duke qëndruar mbi një podium, gazetarët shfrytëzojnë rastin për t’u bërtitur pyetje të dy udhëheqësve.

“President Putin, a do të pranoni një armëpushim?” – pyet një gazetar. Një tjetër pyet se cili është mesazhi i Trumpit për Putinin. Të dy largohen pak pas pyetjes së fundit nga një gazetar që e pyeti Putinin nëse do të ndalonte vrasjen e civilëve. Putin bëri me shenjë që nuk po e dëgjonte pyetjen, ndërkohë që të dy udhëtuan së bashku në të njëjtin makinë.

 

Top Channel