Foto/ Biden e konsideroi si dhëndrin e duhur, vajza e ish-Presidentit amerikan nxjerr zbuluar partnerin e saj me të dashurën e re pak para divorcit

15/08/2025 10:51

Ashley Biden, vajza e ish-Presidentit amerikan Joe Biden, ka depozituar kërkesën për divorc pas 13 vitesh martesë me kirurgun plastik Dr. Howard Krein.

Lajmi vjen pak orë pas disa postimeve në rrjetet sociale, që janë interpretuar si të drejtuara ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas New York Post, në llogarinë e verifikuar të Ashley në Instagram Story, u shfaq një foto e një çifti që ecin dorë për dore, ku shkruhej: “Bashkëshorti im dhe e dashura e tij duke mbajtur duart”. Postimi ishte shoqëruar me këngën “Another” të Notorious B.I.G. dhe Lil’ Kim, në të cilën dëgjohet: “Çfarë bën kur burri yt nuk është i sinqertë? E pret shkurt dhe gjen dikë të ri?”.

Postimi u fshi pak më vonë, por u pasua nga të tjerë me tone reflektive, si një video e Ashley-t duke ecur në park me këngën “Freedom” të Beyoncé, si dhe një citat mbi këngën “Freedom Time” të Lauryn Hill: “Një jetë e re, fillime të reja, do të thotë kufij të rinj. Mënyra të reja të të qenit, që nuk do të duken apo ndihen si më parë.”

Kërkesa për divorc u depozitua në Gjykatën Familjare të Filadelfias, ku thuhet se martesa është “e prishur në mënyrë të parikuperueshme”. Ashley gjithashtu ka kërkuar mbështetje financiare ndërsa procesi është ende në shqyrtim, sipas dokumenteve të siguruara nga Radar Online.

Çifti u martua në vitin 2012, në një ceremoni që ndërthuri besimin katolik të Ashley-t dhe trashëgiminë hebraike të Krein, në kishën St. Joseph on the Brandywine në Delaware. Festimi u mbajt në vilën buzë liqenit të familjes Biden në Wilmington.

Në një intervistë për People në atë kohë, Joe Biden, atëherë në detyrën e nënkryetarit të SHBA-së, pati deklaruar me entuziazëm: “Ky është djali i duhur. Dhe ai po merr një grua të mrekullueshme.”

Ashley përmendi me mall momentet e dasmës gjatë Konventës Demokratike të vitit 2024, ku kujtoi sesi babai i saj ndihmoi personalisht në organizimin e ceremonisë, duke lëvizur me mjetin e tij John Deere për të rregulluar çdo detaj.

As Krein dhe as përfaqësuesit e tij nuk kanë komentuar deri më tani mbi ndarjen. Ndërkohë, mediat vijojnë të spekulojnë mbi arsyet, të nxitura nga postimet e fundit të Ashley-t.

Top Channel