
Një ngjarje tragjike është shënuar në zonën malore të Gjinarit, ku një banor i fshatit Pashtresh pranë Elbasanit, Pëllumb Toçi, 54 vjeç, humbi jetën pasi dyshohet se u rrëzua aksidentalisht në kanionin e njohur si “Shkëmbi i Vashës”.
Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte larguar nga banesa në mëngjesin e djeshëm për të kërkuar qenin që ruante bagëtitë, i cili ishte humbur në mal.
Mbrëmjen e së enjtes, trupi i tij u gjet në ujërat e kanionit dhe u nxor nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht rrethanat e aksidentit. Nga hetimet paraprake, ngjarja po trajtohet si aksidentale.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel