
Ilir Daja është pa dyshim njeriu kyç pas kualifikimit historik të Dinamos kundër gjigantëve kroatë të Hajdukut të Splitit.
Pas fitores 3-1 në Arenën Kombëtare, në një prononcim për mikrofonin e DigitAlb, trajneri i skuadrës kryeqytetase u shpreh ndër të tjera:
“Të gjithë ishim të përlotur. Një mbrëmje historike për futbollin shqiptar, për historinë e Dinamos. Kishim përballë Hajdukun me 200 ndeshje në arenën Europianin. Kemi prezantuar në mënyrën më të mirë futbollin e klubeve të Shqipërisë. E merituan çunat, presidenti, ka qenë super korrekt. E meritojmë edhe ne si staf. Edhe puna jonë është pjesë e rezultatit në shumatoren që përmenda.
Më duhet të dal nga vetja, përtej modestisë që më karakterizon. Do më vinte shumë keq. Në të gjithë ndeshjen, kishim me shumë raste në krahasim me Hajdukun. Më bënte të besoja te sjella e çunave në fushë. Filluam ta menaxhonim lojën, frika nuk është prezent, kur e menaxhon lojën. Në fund fare, jemi të lumtur që e bëmë historinë. Unë personalisht, e kam bërë njëherë historinë me Dinamo Zagrebin.
Hajduku është një tjetër gjigant i futbollit kroat, me shumë histori. Të përballesh me kundërshtarë të nivelit të Hajdukut të Splitit dhe të kualifikohesh është një bonus shumë i madh psikologjik. Mund të bëjmë gjëra të mëdha si sot. Ky është bonusi më i madh. Nga ana psikologjike, lojtarët tonë hodhën një hap drejt personalitetit të shprehur në fushë.
Të festojmë sot se na takon. Nesër do merremi me Jagiellonian. E dimë që shkalla e vështirësisë është po aq e madhe sa ndaj Hajdukut. T’ia lemë fushës”, u shpreh Ilir Daja për DigitAlb.
Top Channel