Çdo sezon sjell histori të reja, emocione dhe momente që nuk harrohen. Sezoni televiziv 2025/26 nuk bën përjashtim dhe DigitAlb është destinacioni ku çdo histori bëhet e gjallë.

DigitAlb hap siparin e sezonit të ri televiziv me një ofertë të jashtëzakonshme me ulje deri në 40% për të gjitha abonimet 12-mujore. Deri më 31 gusht, të gjithë abonentët kanë mundësinë të përfitojnë nga kjo ofertë ekskluzive, që përfshin paketat më të kërkuara të platformës.

Bëhuni gati për një sezon të paharrueshëm në DigitAlb. Një programacion i larmishëm, kampionate elitare dhe yjet e sportit do të zbresin në platformën më të dashur të shqiptarëve. Duke filluar nga e premtja, startojnë Premier League, La Liga dhe Ligue 1, spektakli më i madh i futbollit europian.

Sezoni unik nuk ndalet këtu. Holanda sjell si gjithmonë futbollin total të Eredivisies. Trendyol Superliga sjell grintën dhe energjinë e futbollit turk. Saudi Pro League vjen me superyjet Cristiano Ronaldo e Karim Benzema, që vijojnë të shkruajnë historinë. Championshipi anglez rikthen ritmin dhe rivalitetin e pamëshirshëm. Superliga greke ndez atmosferën e zjarrtë të tifozerive dhe duelet e forta ballkanike, ndërsa Superliga zvicerane prezanton klubet e traditës dhe shumë futbollistë shqiptarë.

Për zemrat kuqezi, ndiqni çdo hap të Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës në rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe, Botërori 2026.
Sporti në DigitAlb nuk mbaron me futbollin. Shijoni emocionet e pakrahasueshme të turneve madhorë të tenisit, shpejtësinë marramendëse të Formula 1, adrenalinën e UFC-së dhe sfidat e nivelit më të lartë të volejbollit.

Nga sporti që ndez pasionin, te serialet dhe filmat që ju mbajnë të ngjitur pas ekranit, çdo ditë sjell një kapitull të ri për t’u shijuar. DigitAlb ofron një eksperiencë të plotë argëtimi: filmat më të fundit dhe ekskluzivë, serialet më të ndjekura dhe dokumentarë të përzgjedhur me kujdes. Çdo kanal është një mundësi për të ndarë emocione dhe për të kaluar kohë cilësore me familjen dhe miqtë. DigitAlb nuk është vetëm televizion, por është një vit i tërë argëtimi, i pasur dhe i papërsëritshëm.

Prandaj mos humbisni mundësinë për të përjetuar një sezon televiziv të pasur dhe emocionues me çmime fantastike. Oferta me ulje deri në 40% për abonimet 12-mujore është e vlefshme vetëm deri më 31 gusht. Vizitoni dyqanet dhe pikat zyrtare të shitjes DigitAlb ose abonohuni online në digitalb.al.

Top Channel