
Në një shtëpi të gjelbër me korniza druri, në një lagje të qetë të Alaskës, korrespondentja e Sky News, Martha Kelner, takoi Meg Leonard, një ish-republikane që tani e përshkruan veten si një “never Trumper”.
Në pemën përpara shtëpisë së saj, valëvitet flamuri ukrainas, një akt solidariteti që nisi pas një takimi të tensionuar televiziv mes Zelenskyt dhe Trump.
“Putini nuk duhet të marrë tokë që nuk është e tij”, thotë ajo me bindje. Meg është e zemëruar që presidenti ukrainas nuk është i ftuar në bisedimet mes Trump dhe Putin. “Zelensky duhet të ketë një zë. Është vendi i tij“.
Vetëm pak kilometra më tej, në qytetin port të Whittier-it, dëgjohen mendime të tjera. Tim Colley, një fotograf i jetës së egër nga New Yorku, beson se Trump është një negociator i nënvlerësuar dhe i vendosur për paqe.
“A ka kuptim të vriten edhe më shumë njerëz“, pyet ai. Sipas tij, liderët me ego të mëdha si Trump dhe Putin mund të arrijnë një marrëveshje, nëse të tjerët, përfshirë Zelenskyn, nuk nxisin tensione të mëtejshme.
Top Channel