Zjarret masive nuk kanë kursyer as Malin e Zi. Autoritetet vendase po përballen me një situatë sfiduese për to, dhe e kanë mirëpritur përfshirjen e ekipeve nga Serbia, Kroacia dhe Italia në shuarjen e flakëve, ndërsa pritet ndihmë shtesë nga Austria dhe Hungaria.

Zona bregdetare midis Piper dhe Buljaricës po vuan më shumë.

Të martën, një rreshter që ishte përfshirë në betejën me flakët humbi jetën pas përmbysjes së kamionit cisternë në të cilin ndodhej, ndërsa një ushtar tjetër u plagos rëndë. Episodi i rëndë evidentoi edhe më shumë shkallën dhe rrezikun e katastrofës. Situata mbetet kritike dhe autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve të shpëtimit. Shkencëtarët thonë se një shtimi i rrezatimit ultraviolet ndryshon përbërjen kimike të gjetheve të pemëve halore, duke i bërë ato më të prirura drejt djegies.

Kjo sipas tyre, rrit rrezikun e zjarreve në pyje në shkallë të gjerë, duke intensifikuar ndikimin e ndryshimeve klimatike. Frekuenca e zjarreve në pyje në të gjithë botën po rritet për shkak të ngrohjes globale, e cila shkakton nxehtësi, thatësira dhe erëra të forta, duke e bërë më të lehtë ndezjen e pemëve nga shkëndijat.

Këtë muaj, e gjithë Europa Jugore po vuan nga një i nxehtë rekord dhe zjarre pyjore, që kanë çuar në evakuimin e qindra njerëzve. Zjarret kanë prekur edhe zona të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe shkencëtarët paralajmërojnë për kushte të pakontrolluara.

Top Channel