“Nëse do ishte gjallë, do t’i thoja se…”/ Rrëfimi drithërues i nënës së 13-vjeçares që u vra në Itali: Ia ndalova të takohej me të, instinkti më tha se rrezikonte
Në qarkun e Kukësit, deri më tani, nuk janë raportuar raste të reja zjarresh.
Dy vatra të reja, të cilat u shfaqën pasditen e së mërkurës në sipërfaqet pyjore të fshatit Bele – pjesë e Parkut Kombëtar “Korab-Koretnik” – si dhe në Rragam të Njësisë Administrative Llugaj në Tropojë, janë shuar plotësisht.
Sipas Prefekturës, zjarret janë vënë nën kontroll dhe janë shuar, ndërsa zonat përkatëse vijojnë të mbahen nën monitorim nga strukturat e bashkive për të garantuar sigurinë e plotë.
Për shuarjen e flakëve u angazhuan dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, ekipe të emergjencave civile të bashkive Kukës dhe Tropojë, si dhe punonjës të zonave të mbrojtura. Banorët e zonës kanë kontribuar gjithashtu në frenimin e përhapjes së zjarrit.
Në bashkinë Has nuk janë raportuar problematika të tjera emergjente. Vetëm gjatë kësaj jave, në qarkun e Kukësit janë evidentuar katër raste zjarresh, të cilat tashmë janë shuar.
Top Channel