Takimi me Putin në Alaskë, Trump i përgatitur edhe për ‘dështim’: Ka 25% mundësi që të mos kemi sukses

14/08/2025 17:06

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka marrë parasysh të gjitha opsionet për takimin me homologun rus, Vladimir Putin.

Madje, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për Fox News Radio, ai dha një përqindje, kur tha se ka ka 25% mundësi që takimi të mos ketë sukses.

Gjithmonë ka një rrezik“, tha ai.

Sipas presidentit amerikan, ky takim mund të shërbejë si bazë për një raund të dytë bisedimesh, ku ka lënë të kuptohet se mund të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Duke folur për territoret ukrainase dhe ruse, Trump tha se do të jetë e nevojshme një “kompromis” midis Kievit dhe Moskës, duke lënë të kuptohet për ndryshim kufijsh, një deklaratë që pritet të shkaktojë reagime të forta ndërkombëtare.

Çfarë pritet të ndodhë nesër në Alaskë?

Pala ruse ka ofruar disa detaje të reja rreth takimit të shumëpërfolur të Donald trumpit dhe Vladimir Putinit në Alaskë të premten. Yuri Ushakov, këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit dhe ish-ambasadori rus në SHBA, pohoi për median se fillimisht, dy presidentët do të kenë një takim “kokë më kokë” vetëm me përkthyes, e më tej do të zhvillojnë një “takim më të gjerë” me delegacionet përkatëse si dhe një mëngjes pune.

Ushakov pohoi se Ukraina do të jetë “tema qendrore” e bisedës, megjithatë dy liderët pritet të diskutojnë gjithashtu edhe bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik mes vendeve të tyre. Delegacioni rus do të përfshijë ministrin e jashtëm Sergei Lavrov, ministrin e mbrojtjes Andrey Belousov, ministrin e financave Anton Siluanov, kreun e fondit sovran rus Kirill Dmitriev si dhe vetë Ushakovin.

Dy udhëheqësit pritet gjithashtu të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në fund të samitit, ç’ka sipas këshilltarit, do të ketë një moment shumë i madh. Putini ndërkohë, sikurse raporton The Guardian, u takua me zyrtarët e tij më të lartë për t’u përgatitur për samitin e Alaskës. Reuters thotë se pas takimit, kreu i shtetit rus u shpreh se administrata amerikane po bën përpjekje të sinqerta për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Ai madje thuhet të ketë sugjeruar se Moska dhe Washingtoni mund të arrijnë dhe një ujdi për kontrollin e armëve bërthamore, e cila të forcojë paqen. Vetë Trump la të kuptohej më herët se nëse përballja e tij me Putinin shkon mirë, ai do të dëshironte që shpejt të mbahej një takim i dytë me shefin e Kremlinit dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelensky.

Top Channel