Avioni që transportonte postën në SHBA rrëzohet pak pas ngritjes në ajër, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur (VIDEO)
Donald Trump ka deklaruar se, nëse ai nuk do të ishte President i Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putini do ta kishte pushtuar të gjithë Ukrainën.
Duke folur për marrëdhëniet me Kremlinin, Trump tha se udhëheqësi rus “dëshiron një marrëveshje” dhe se e pret një takim të rëndësishëm me të.
“Mendoj se do të jetë një takim i mirë me Putinin, por takimi më i rëndësishëm do të jetë ai i dytë mes meje, Putinit dhe Zelenskyt. Do të shohim nëse mund të përfshijmë edhe disa nga evropianët,” u shpreh ish-presidenti amerikan.
I pyetur nga një gazetar nëse gjatë takimit në Alaska do t’i jepte Rusisë akses në metale të rralla, Trump u përgjigj: “Le të shohim se çfarë ndodh. Do të jetë një takim shumë i rëndësishëm për ta dhe për ne.”
Top Channel