Harry Kane është i pandalshëm, trigolshi ndaj Stuttgart-it, e ngjit atë mbi legjendën gjermane Gerd Müller 09/12 00:06
AC Milan ka regjistruar fitimet më të larta nga shitjet e lojtarëve në historinë e klubit, duke arritur shifrën rekord prej €149.8 milionë këtë verë, sipas asaj që raporton Transfermarkt.
Suksesi i klubit në merkato i atribuohet pjesërisht drejtorit sportiv Igli Tare, i cili po tregon eksperiencën dhe strategjinë e tij të menaxhimit të lojtarëve.
Tare, i njohur për aftësinë e tij në identifikimin dhe menaxhimin e talenteve, duket se po paguan frytet e punës me një sezon transferimesh shumë fitimprurës për klubin italian.
Ky rekord nënvizon rëndësinë e një drejtori sportiv me përvojë, në një kohë kur tregu i futbollit kërkon menaxhim të kujdesshëm të burimeve financiare dhe talentëve.
Top Channel