Granit Xhaka vlerësohet menjëherë te Sunderland-i, klubi anglez i beson rolin e rëndësishëm mesfushorit shqiptar për sezonin e ri

14/08/2025 18:40

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka është emëruar zyrtarisht kapiten i Sunderland për sezonin 2025/26.

Lajmi u konfirmua nga klubi anglez, i cili vlerësoi lidershipin, përvojën dhe ndikimin që Xhaka ka sjellë që prej momentit që iu bashkua skuadrës.

Xhaka, i transferuar te Sunderland këtë verë, u bë shpejt një nga figurat më të rëndësishme të ekipit, duke fituar respektin e shokëve të skuadrës dhe stafit teknik.

Me një karrierë të pasur në nivelet më të larta të futbollit europian dhe përvojë si kapiten i kombëtares së Zvicrës, 32-vjeçari shihet si njeriu ideal për të udhëhequr klubin drejt objektivave të sezonit të ri.

Top Channel