
Drita e Kosovës është mposhtur 1-3 nga FCSB në Prishtinë, me rezultatin e përgjithshëm që shënon 3-6 për rumunët, duke i dhënë fund aventurës së ekipit nga Kosova në Ligën e Europës, teksa tashmë shansi i fundit në Europë është në Ligën e Konferencës.
Sfida nisi mjaft keq për ekipin e drejtuar nga Zekerija Ramadani, të cilët e pësuan që në minutën e 1’, ndërsa në minutën e 18’ pësuan dhe golin e dytë.
Një rreze shprese u ndez në minutën e 52’, kur Tusha ngushtoi diferencën, por Politic i dha fund çdo gjëje pas golit në minutën e 85’, ndërsa pak më parë kampionët e Kosovës ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Brojës.
Tani Drita do të luajë në fazën “play off” të Conference League, aty ku do të ndeshet me skuadrën që eliminoi nga turi i parë i Champions League, Differdange.
Top Channel