Bayern-i hap “thesin” për talentin e sulmit të Gjermanisë, klubi rival refuzon ofertën e parë nga kampionët e Bundesligës

14/08/2025 18:21

Bayern Munich ka bërë një ofertë prej 60 milionë eurosh, plus bonuse, për sulmuesin gjerman Nick Woltemade.

Megjithatë, Stuttgart e ka refuzuar menjëherë propozimin, pasi e vlerëson kartonin e lojtarit rreth 75 milionë euro.

Woltemade, 22 vjeç, është një nga emrat më të spikatur të gjeneratës së re gjermane. Ai u transferua te Stuttgart në verën e kaluar nga Werder Bremen dhe ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë, duke u bërë një nga protagonistët kryesorë të suksesit të skuadrës në Bundesligë.

Sulmuesi, i cili luan edhe si mesfushor ofensiv, është i njohur për teknikën e lartë, shikimin e lojës dhe aftësinë për të shënuar gola vendimtarë. Performancat e tij kanë tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, por Bayern duket se është më i vendosuri për ta siguruar.

Për momentin, diferenca mes kërkesës së Stuttgart dhe ofertës së Bayern mbetet e madhe, por merkatoja është ende e hapur dhe negociatat mund të vazhdojnë në ditët në vijim.

Top Channel