Situatë kritike në fshatin Plashnik të Poliçanit, kërkohet evakuim i banorëve dhe ndërhyrje nga ajri
13/08/2025 16:00
Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike.
Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga ajri.
“Është një situatë e rënduar në fshatin Plashnik, sidomos në komunën Tërban. Është situatë kritike. Mezi po nxjerrim banorët nga banesat për shkak të zjarrit dhe tymit”.
Top Channel