“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset, kam kujtimet këtu
13/08/2025 12:04
Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë.
Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon të lërë shtëpinë pasi thotë se i ka gjithë kujtimet aty.
“Më dhimbset shtëpia, kam kujtimet e mia këtu. Jam për pushime, më bërtasin të gjithë nuk iki dot. Me dhimbset, kam gjithë kujtimet, si të iki”-shprehet banorja.
Ajo thotë më tej se organet kompetente nuk reaguan në kohë për zjarrin duke mos ndërhyrë me avionë.
Top Channel