Natë makthi në Delvinë! Shuhet zjarri pranë banesave, marrin ndihmë mjekësore 4 persona! Rifillon ndërhyrja nga ajri për vatrat mbi qytet

13/08/2025 09:00

Një natë e vështirë ka kaluar për qytetin e Delvinës, ku një zjarri i madh ka kërcënuar banorët dhe infrastrukturën lokale.

Lufta me flakët ka qenë heroike, me pjesëmarrjen e forcave zjarrfikëse të bashkive të jugut, ekipeve të ardhura nga Tirana, forcat e ushtrisë dhe banorët lokalë, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit pranë qytetit.

Megjithatë, nga zona e Kakodhiqit vijon të ketë vatra zjarri, duke mbajtur situatën ende të tensionuar.

Gjatë natës, për shkak të tymit dhe kushteve të krijuara nga flakët, rreth 10 qytetarë, përfshirë 4 ushtarë, kanë marrë ndihmë mjekësore për asfiksi në mjediset e Kinotetatrit, ku përkohësisht u vendos spitali i emergjencës.

Autoritetet vendase dhe ekipet e emergjencës vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjen për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Këtë mëngjes ka rifilluar edhe ndërhyrja nga ajri në Delvinë për vatrat që gjenden mbi qytet.

Top Channel