“Kemi përdorur edhe forcën për të evakuuar banorët”/ Kryebashkiaku i Gramshit bën thirrje urgjente për largimin sa më parë nga banesat

13/08/2025 13:25

Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Bruna Kërçyku, kryebashkiaku i Gramshit Besion Ajazi bën thirrje urgjente për banorët të largohen nga banesat e rrezikuara nga flakët.

Më i prekur aktualisht është fshati Nartë, ndërsa Ajazi thotë se po punohet me të gjitha forcat për neutralizimin e flakëve që po dalin jashtë çdo kontrolli

“Situata paraqitet alarmante dhe emergjente. Zjarri ka djegur e shkatërruar gjithçka! Po përpiqemi të shpëtojmë banesat. Kemi avakuuar njerëzit që në orët e para të mëngjesit.  Po punojmë me të gjitha strukturat.

Thirrja kryesore është për banorët, të ruajnë gjakftohtësinë pa panik. Të shpëtojmë sa më shumë të mundemi, të kenë besim te këta djem që po punojmë. Kemi përdorur edhe forcën, apeli është të largohet edhe banori i fundit”-u shpreh kryetari i bashkisë Gramsh.

Top Channel