“Hajde ikim se do digjemi”/ Zjarri në Skënderbegas, zjarrfikësit përjetojnë momente tmerri teksa në zonë dëgjohen shpërthime predhash

13/08/2025 15:41

Një video e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku, tregon momentin kur banorët e fshatit Skënderbegas përballen me momente tmerri teksa zjarri u afrohej banesave. Situata alarmoi edhe ekipet e zjarrfikësve.

“Hajde ikim, do digjemi”, shprehet një nga zjarrfikësit. Ndërkohë, në zonë dëgjohen shpërthime predhash si pasojë e flakëve që përfshinë malin.

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në fshat. 39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët. Në mesditë flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie.

Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter.

Top Channel