Banorët e asfiksuar nga zjarri në Kasapaj përfundojnë në urgjencë, mes tyre edhe nënkryetari i bashkisë së Delvinës

13/08/2025 14:40

Nënkryetari i bashkisë së Delvinës Filip Xuxi ka përfunduar në urgjencë për shkak të asfiksisë nga tymi pasi zjarret vijojnë të djegin në fshatin Kasapaj.

Së bashku me të është edhe një e moshuar 86-vjeçare e cila shoqërohet nga të afërmit.

Fshati Kasapaj po përballet me flakë massive të cilat kanë përfshirë shtëpitë duke rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Shumë prej tyre nuk kanë pranuar të largohen pavarësisht thirrjeve për evakuim.

Top Channel