Aksident fatal në Konispol/ Humb jetën 70-vjeçari, plagoset një tjetër

13/08/2025 13:22

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Shkallë, në bashkinë Konispol.

Dy motora janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shtetasit Urim Çaze, 70 vjeç, banues në Konispol.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi Besnik Arapi, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipi i ambulancës, të cilët po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel