Zyrtare/ Nuk ka më kthim mbrapa, Donnarumma e mbyll përfundimisht me PSG-në: Jam i zhgënjyer, dikush vendosi që…

12/08/2025 21:28

Gianluigi Donnarumma nuk është më pjesë e Paris Saint-Germain.

Portieri italian, përmes një deklarate publike, ka konfirmuar largimin nga kampionët e Francës, duke i dhënë fund aventurës së tij trevjeçare në “Parc des Princes”.

“Që nga dita e parë kam dhënë gjithçka, brenda dhe jashtë fushe, për të fituar vendin tim dhe për të mbrojtur portën e PSG-së,” shkruan Donnarumma. “Fatkeqësisht, dikush ka vendosur që nuk mund të jem më pjesë e grupit dhe të kontribuoj në suksesin e skuadrës. Jam i zhgënjyer dhe i pikëlluar.”

Në fjalët e tij, gardiani 25-vjeçar shpreh mirënjohje për tifozët parizienë, të cilët sipas tij e kanë bërë të ndihet si në shtëpi: “Mbështetja dhe dashuria juaj kanë qenë gjithçka për mua. Do t’i mbaj gjithmonë me vete emocionet, netët magjike dhe kujtimet me ju.”

Donnarumma nuk harroi as shokët e skuadrës, duke i quajtur “familja e dytë” dhe falënderuar për çdo moment të përbashkët. “Ishte një nder i madh të luaja për këtë klub dhe të jetoja në këtë qytet,” mbylli ai mesazhin e tij.

Largimi i tij pritet të hapë një merkato të nxehtë për të ardhmen e portierit, ndërsa mediat europiane raportojnë se Manchester City është një nga klubet që e ka në listë si zëvendësues të mundshëm të Edersonit.

Top Channel